Botë
Orban synon aleancë të re “Patriotët për Evropën”
30.06.2024 16:54
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se dëshiron të formojë një aleancë të re në Parlamentin Evropian...

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se dëshiron të formojë një aleancë të re në Parlamentin Evropian, së bashku me partinë e ekstremit të djathtë nga Austria dhe me grupin centrist çek të ish-kryeministrit Andrej Babish.
“Ne kemi marrë përgjegjësinë për lansimi e kësaj platforme të re, këtij fraksioni të ri. Dua ta bëj të qartë se ky është qëllimi ynë”, tha kryeministri nacionalist hungarez gjatë një konference të përbashkët me udhëheqësin e partisë austriake, Partia e Lirisë Herbert Kickl, dhe Babish nga partia ANO.
Aleanca e re, e prezantuar me emrin “Patriotët për Evropën”, do të duhet të marrë mbështetjen e partive nga katër shtete të tjera në mënyrë që të mund të regjistrohet si grup në Parlamentin Evropian.
“Një epokë e re po nis dhe pikë së pari ndoshta moment përcaktues për këtë epokë të re është krijimi i një fraksioni të ri politik evropian që do të ndryshojë politikat evropiane”, tha Orban.
Tre liderët nënshkruan “manifestin patriotik”, duke premtuar “paqe, siguri dhe zhvillim” në vend të “luftës, migrimit dhe stagnimit”, që sipas Orbanit, ka sjellë “elita e Brukselit”. Ndryshe Hungaria të hënën merr kryesimin gjashtëmujor të presidencës së BE-së.
