Maqedoni
Venko Filipçe është lideri i ri i LSDM-së
30.06.2024 22:28
Venko Filipçe fitoi zgjedhjet e brendshme partiake për kryetar të LSDM-së...

Venko Filipçe fitoi zgjedhjet e brendshme partiake për kryetar të LSDM-së, duke siguruar një numër të konsiderueshëm votash ndaj rivalëve të tij.
Në bazë të rezultateve të 74 nga 77 vendvotime të procesuara deri më tani, Venko Filipçe ka fituar 8474 vota. Pas tij Jovan Despotovski mori 2291 vota, Aleksandar Baidevski 868 vota dhe Slavjanka Perovska 172 vota. 159 fletë votimi ishin të pavlefshme.
Fitorja e Venko Filipçes në zgjedhjet për lidershipin e LSDM-së thekson mbështetjen e tij të fortë midis anëtarëve të partisë dhe hedh themelet për udhëheqjen e tij përpara.
Filipçe e mer mandatin si kryetar i LSDM-së pasi kjo parti pësoi disfatë në zgjedhjet e fundit paralamentare nga VMRO-DPMNE-ja, duke arritur të marrë vetëm 18 deputetë dhe duke kaluar në opozitë.
Deri më tani, në krye të partisë ishin Branko Cërvenkovski, Vllado Buçkovski, Radmilla Shekerinska, Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski.
