Futboll

Sonte ndeshjet e para çerekfinale ne Europa League

16.04.2015 19:06

Sot ne orën 21:05 luhen katër ndeshjet e para te raundit çerek¬final ne Europa League...

Sot ne mbrëmje luhen dhe katër ndeshjet cerek¬finale te Europa League¬s ku padyshim spikat ndeshja WolfsburgNapoli.

Gjermanët pasi eliminuan Inter ne 16¬she ndeshen me një tjetër italiane, ne forme me te mire se Zikalterit, Napoli.

Ndeshja e kthimit do te zhvillohet ne San Paolo te enjten tjetër me date 23 prill. Ekipi tjetër italian ne këtë faze te Europa League, Fiorentina pret ne shtëpi Dynamo Kiev.

Vjollcet eliminuan Roman ne raundin e 1/8 ndërsa ukrainasit shpartalluan anglezet e Everton. Pritet te jete një ndeshje mjaft e forte pavarësisht se Fiorentina është pretendente. Ndeshje tjetër mjaft e bukur është dhe ajo midis spanjolleve te Sevilla dhe Zenit.

Sevilla eliminoi Villarreal¬in ne raundin e kaluar dhe është ekip favorit për fitimin e Europa Leagues, por duhet te kalojnë fillimisht ruset ne çerek¬finale.

Ndeshja e katërt e ditës se sotme është ajo midis Club Brugge dhe Dnipro. Dy ekipe jo pretendente por qe absolutisht nuk duhen nënvlerësuar. Brugge eliminoi Besiktas ne raundin e 1/8 ndersa Dnipro surprizoi duke eliminuar Ajax.