Ekonomi
KRRE: Rriten çmimet e derivateve të naftës
01.07.2024 13:23
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,15 % në raport me vendimin e datës 28.6.2024.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 denarë për litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ( EL-1) nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,080 denarë për kilogram.
Nga data 2.7.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë për motorë EUROSUPER BS - 95 - 83,00 (denarë/litër)
- Benzinë për motorë EUROSUPER BS– 98 - 85,00 (denarë/litër)
- Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) - 76,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) - 75,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU - 48,008 (denarë/kilogram)