Maqedoni
Në Batincë të Shkupit, përleshje me armë, raportohet për një viktimë
01.07.2024 14:44
Nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Batincë të Shkupit, personi me inicialet A.B.I. 34 vjeç ka mbetur i vrarë...

Nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Batincë të Shkupit, personi me inicialet A.B.I. 34 vjeç ka mbetur i vrarë, ndërsa personi i dytë Z.I. me lëndime trupore është dërguar në qendrën urgjente në Shkup, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, sulmuesit kanë qenë dy persona që kanë qarkulluar me makinën e tyre të tipit Mercedes, kur kanë shtënë në drejtim të personit të vrarë dhe të lënduar që po ashtu kanë qenë në lëvizje me makinë të tipit Ford.
“Sot në orën 9:25 minuta në SPB-Shkup është lajmëruar se në fshatin Batincë, 2 persona me veturë të tipit Mercedes kanë shtënë me armë në drejtim të 2 personave të tjerë, që ishin duke lëvizur me veturë të tipit Ford, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë, me lëndime është shtruar në urgjencën e qytetit të Shkupit. SPB-Shkup në koordinim me njësitin për operacione speciale policore dhe njësitin e aviacionit kanë marrë masa për gjetjen e personave dhe zgjidhjen e rastit.”, - thanë nga MPB-ja.
Jo zyrtarisht mësohet se personat që kanë pësuar nga ky sulm me armë janë vëllezër dhe janë nga fshati Maja e Zezë.
GAZMEND REXHEPI
