Maqedoni

Një kundërshtim pas zgjedhjeve në LSDM, Madiq: Nuk ka ndikim në proces

01.07.2024 15:37

Trazirat në LSDM nuk kanë të ndalur pas shpalljes së Venko Filipçes për lider të LSDM-së....

Trazirat në LSDM nuk kanë të ndalur pas shpalljes së Venko Filipçes për lider të LSDM-së. Një kundërshtim arriti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas votimit për lider të ri të LSDM-së nga kandidati, Jovan Despotovski. Sipas tij, një numri të madh të anëtarësisë u është pamundësuar të votojnë. Nga Komisioni vlerësojnë se nuk kanë qenë shumë, por 50 dhe numri më i madh prej tyre nuk kanë pasur akreditime.
 
“Pas kontrollit në sistem konstatuam se vetëm 7 votues janë akredituar në formë aktive, ndërsa 44 nuk kanë qenë të akredituar që të realizojnë të drejtën e votës dhe nuk kanë dorëzuar për regjistrim aktiv.”, - deklaroi kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor në LSDM, Viktoria Avramovska Madiq. 
 
Sipas Despotovskit, kryetar nuk mund të zgjidhet me 9 mijë vota dhe 10 mijë njerëzve të tjerë t’u pamundësohet të votojnë. 
 
“Çështja e parë është se pse atyre 10 mijë njerëzve nuk iu mundësua të votojnë, ndërsa ishin të regjistruar dhe çështja e dytë, çka ndodhi me njerëzit që u kthyen nga votimi. Si shok gëzohem për Venkon, por nuk gëzohem për LSDM-në.”, - theksoi kandidati për kryetar të LSDM-së, Jovan Despotovski.
 
Lideri i posa zgjedhur i LSDM-së, Venko  Filipçe,  paralajmëroi konsolidim të partisë që të rikthehet besimi te qytetarët. 
 
“Pason periudhë e riorganizimit dhe reformave në pajtueshmëri me premtimet e mia me të cilat jam i sigurt se LSDM-ja do të fitojë sërish. Kjo nuk do të jetë as lehtë, por as shpejtë.”, - u shpreh lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Mickoski i uron Filipçes punë të suksesshme
 
Ndërkohë kryeministri Hristijan Mickoski uroi zgjedhjen e kryetarit të ri të LSDM-së, Venko Filipçe. Ashtu siç tha, zgjedhja është punë e LSDM-së dhe anëtarësisë dhe se do ta respektojnë vendimin e tyre, sepse nuk duhet të përzihen në punët e brendshme të partive të tjera politike. 
 
“Ne thamë që nuk do të ndërhyjmë, nuk duam t’u bëjmë të tjerëve atë që nuk duam të na bëjnë neve të tjerët. Dhe në ekspozenë time në Parlament thashë se gjithmonë kur bëhet fjalë për interesat e Maqedonisë dhe të qytetarëve të Maqedonisë, e shtrij dorën. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Anëtarësia e LSDM-së vendosi kështu, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta respektojmë atë vendim, sepse nuk kemi të drejtë dhe nuk dëshirojmë të përzihemi në punët e brendshme të partive tjera politike.”, - deklaroi kryeministri, Hristian Mickoski. 
 
Për zgjedhjen e Filipçes në krye të LSDM-së votuan 9 mijë socialdemokratë.  Kandidatja Sllavjanka Petrovska, e cila u tërhoq nga gara komentoi në rrjetet sociale se luftuam kundër një shteti të robëruar, ndërsa fituam parti të robëruar. 
 
FLUTURA LATIFI