Maqedoni
Aktualizimi i marrëveshjes me Bullgarinë, Mickoski: Të rinegociohet marrëveshja
01.07.2024 15:51
Marrëveshja e Prespës është realitet dhe pjesë e rendit ligjor e kushtetues e RMV-së...

Marrëveshja e Prespës është realitet dhe pjesë e rendit ligjor e kushtetues e RMV-së si shtet dhe këtu nuk duhet askush të ketë dilemë, ndërkaq marrëveshja për Fqinjësi të Mirë është i rinegocionuar, duke iu shtuar propozimin francez prej ku kushtëzohen ndryshimet kushtetuese, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, i cili insiston në bisedime të reja për Marrëveshjen për Fqinjësi me Bullgarinë. Reagimi i tij vjen si përgjigje ndaj deklaratës së ambasadores amerikane, Ageler, e cila për Marrëveshjen e Prespës dhe atë me Bullgarinë, tha se janë çështje të mbyllura.
“Nëse ka pasur mundësi që të rinegociohet Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë dhe t’i shtohet propozimi francez, nuk shoh arsye se pse mos t’i shtohet propozimi francez plus apo propozim tjetër që do t’i përfshijë kërkesat që i ka populli maqedonas, maqedonasit në Bullgari. Nuk mund të udhëheqim politikë me standarde të dyfishta. Nëse kërkojmë që të kemi ndryshim të Kushtetutës në Maqedoni me çka disa qindra qytetarë tanë që për vete thonë se janë pjesë e bashkësisë bullgare, atëherë duhet të shohim se çka bëhet me ata qytetarë nga fqinji ynë lindor që thonë se janë pjesë e komunitetit maqedonas.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Bisedimet me BE-në, Gir: Korniza negociuese s’mund të ndryshohet
Ndërkohë euroambasadori, Dejvid Gir, me porosi se korniza negociuese mes autoriteteve të BE-së dhe vendit tonë nuk mund të ndryshohet.
“Gjithmonë kam qenë i qartë. Kjo Marrëveshje që u arrit në korrik të vitit 2022 rezultoi me hapjen e bisedimeve dhe procesin e skriningut, nuk besoj në mundësinë për ndryshimin e kornizës negociuese dhe ky pozicion nuk ndryshoi as pas zgjedhjeve.”, - deklaroi euroambasadori, Dejvid Gir.
Por, kryeministri Mickoski, duke u ndërlidhur me marrëveshjen me fqinjin lindor, ai gjithashtu doli me deklaratë se nga Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut deri më tani kemi 14 aktgjykime për shkeljen e të drejtave të maqedonasve që jetojnë në Bullgari, ndërkaq nuk ka aktgjykim për shkeljen e të drejtave të bashkësisë bullgare që jetojnë brenda vendit tonë. Në këtë drejtim, Mickoski kërkon reciprocitet nga Sofja zyrtare.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
