Botë
Al Kaeda ndërmori një aeroport të madh në Jemen
16.04.2015 20:06
Përfaqësues ushtarak dhe banorë lokal njoftuan se luftëtarë të Al Kaedas kanë ndërmarrë kontroll ndaj një aeroporti të madh në pjesën jugore të Jemenit...

Përfaqësues ushtarak dhe banorë lokal njoftuan se luftëtarë të Al Kaedas kanë ndërmarrë kontroll ndaj një aeroporti të madh në pjesën jugore të Jemenit, pas përleshjes të shkurtër me ushtarët jemenas.
Përfaqësues zyrtarë deklaruan se luftëtarë të Al Kaedas sot janë përleshur me pjesëtarë të brigadës këmbësorike e angazhuar për mbrojtjen e aeroportit Rijan në qytet-portin Mukala.
Paraprakisht këtë muaj Al Kaeda e ndërmori qytetin dhe i liroi të gjithë të burgosurit, midis të cilëve edhe komandantin militant.
Aktivisti Nasher Bakazouz deklaroi se ushtarët të cilët e kanë siguruar aeroportin kanë treguar rezistencë të dobët./mia
