Maqedoni

Kumanovë, Fatmir Limani vizitoi pikëkalimin kufitar në Tabanoc

01.07.2024 20:02

Ministri për Politikë sociale, demografi dhe rini, Fatmir Limani i shoqëruar nga sekretari organizativ i Alternativas...

Ministri për Politikë sociale, demografi dhe rini, Fatmir Limani i shoqëruar nga sekretari organizativ i Alternativas, Bashkim Murtezi, vizituan pikëkalimin kufitar në Tabanoc, ku nga zyrtarët në këtë pikalim u njohtuan me situatën këtu, frekuencën e automjeteve dhe pasagjerëve në të dyja anët e kufirit, në fillimin e vlugut të pushime verore, kur vërehen kolona të gjata të automjeteve.
 
“Zgjidhja e çështjes së këtyre rradhëve të gjata jo vetëm në këtë pike kufitare por edhe pikat e tjera të vendit tonë, sipas sugjerimeve të komandantëve të kësaj njësie variant i kontorlleve në nji vend është variant i dështuar, këta propozojnë që në këtë pikë në hyrje të RMV-së, kontrollin ta bëjnë policët të vendit tonë ndërkohë që vëzhgues të ket edhe të pales serbe, të njejtën ta bëjnë edhe pala serbe, në hyrje të Serbisë të kontrollojnë ata e vëshgues të jenë policët e vendit tonë. Softueri këtu është shumë i dobët që është një problem shtesë, kërkojnë që nëse duam të jemi më efektivë duhet të kemi teknikë më bashkëkohore e cila duhet të bëjë në mënyrë elektronike më të përshpejtuar punën kështuqë Softueri duhet fuqizuar”, theksoi mes tjerash Limani.
 
Ministri Fatmir Limani tha se që në seancën e radhës të Qeverisë do të kërkojë lehtësimin e formaliteteve kontrolluese, me qëllim qē pasagjerët mos tu nënshtrohen pritjeve disa orëshe në kufi.
 
FATLUM AQIFI