Botë

Holanda zhvendos hetimet në rastin MH17

17.04.2015 12:28

Holanda ka thënë se pas identifikimit të gati të gjitha viktimave nga rrëzimi i aeroplanit të kompanisë ...

Holanda ka thënë se pas identifikimit të gati të gjitha viktimave nga rrëzimi i aeroplanit të kompanisë “Malaysia Airlines” në Ukrainë, përpjekjet janë zhvendosur për të gjetur përgjegjësit e hedhjes poshtë të avionit. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm holandez, Bert Koenders.
 
Fluturimi MH17 është rrëzuar më 17 korrik të vitit të kaluar, duke shkaktuar vdekjen e 298 njerëzve në bord, shumica nga ta holandezë.
 
Muajin e kaluar, mediat holandeze kanë raportuar se një rrënojë e metalit, e gjetur në vendin e fatkeqësisë, përkon me një raketë të prodhimit rus. Rusia ka thënë se aeroplani është rrëzuar nga ushtria e Ukrainës.