Maqedoni

Despotovski dha dorëheqje nga ZZhTI-ja, prezantoi të gjitha të arriturat në ZZhTI

02.07.2024 13:01

Drejtori i Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Teknologjike, Jovan Despotovski, më nuk do ta udhëheqë këtë drejtori....

Drejtori i Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Teknologjike, Jovan Despotovski, më nuk do ta udhëheqë këtë drejtori. Ai deponoi dorëheqjen e tij nga ky dikaster, i cili udhëhiqte vite me radhë. Pavarësisht se mandati i tij skadon në dhjetor të këtij viti, ai ka vlerësuar se tashmë është koha e duhur për t’u dorëhequr nga ky post, pasi siç tha ai, në vend ka realitet të ri politik. Tha se nuk ka pasur presion politik nga oponentët dhe se nuk do të shfrytëzojë të drejtën e apanazhës. 

“Mendoj se nuk është e arsyetueshme nga qytetarët, bartësit e funksioneve publike, të cilët kanë bartur funksione me përgjegjësi të mëdha të vazhdojnë të jenë në kurriz të qytetarëve. Andaj mendoj se nëse jemi aq të përgjegjshëm dhe nëse kemi lënë fytyrë dhe vend mund të gjendemi vetë pa apanazh. Ajo që kulminoi ditëve të fundit brenda LSDM-së, kërkon angazhimin tim të plotë dhe personal politik.”, - deklaroi drejtori i ZZhTI-së në dorëheqje, Jovan Despotovski.
 
Despotovski njëherit shfrytëzoi rastin që të prezantojë të gjitha të arriturat në Zonën Zhvillimore Industriale dhe njëherit u falënderoi të gjithë bashkëpunëtorëve të tij të brendshëm dhe të jashtëm për përkrahjen dhe angazhimin e tyre të dhënë gjatë mandatit të tij.
 
“Konsideroj se secili duhet të përllogaritë të arriturat e tij përmes shifrave dhe në këtë drejtim mund të them se kemi hapur rreth 5.500 vende të reja të punës në zonat industriale që është rritje për 40% në krahasim me gjendjen që e gjeta paraprakisht. Njëherit arritëm të realizojmë rritjen e pagave ku për herë të parë para dy viteve arritëm që paga mesatare në zonat industriale të jetë mbi mesataren nacionale, ku kjo përqindje aktualisht është rreth 15 për qind. Këto janë dy nga tre përfitimet kyçe që qytetarët i kanë nga investimet.”, - theksoi drejtori i ZZhTI-së në dorëheqje, Jovan Despotovski.
 
Drejtorinë e zonave zhvillimore teknologjike, Despovski e udhëhiqte prej vitit 2020, respektivisht pothuajse 4 vite. Njëherit Despotovski ishte edhe kandidat për kryetar të LSDM-së, mirëpo anëtarësia e LSDM-së këtë besim ia dha ish-ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
REXHEP QAMILI