Bajdeni kritikon vendimin e Gjykatës për Trampin: Dhënia e imunitetit, precedent i rrezikshëm

02.07.2024 14:17

“Një precedent të rrezikshëm”, kështu e konsideron....

“Një precedent të rrezikshëm”, kështu e konsideron presidenti amerikan Xho Bajden, vendimin e Gjykatës së Lartë në Shtetet e Bashkuara, që i dha imunitet të pjesshëm ndaj ndjekjes penale ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Tramp, një vendim që do të vlejë tashmë për të gjithë presidentët dhe ish-presidentët amerikanë.

“Ky është një parim thelbësisht i ri dhe është një precedent i rrezikshëm, sepse pushteti i zyrës nuk do të kufizohet më nga ligji, madje duke përfshirë edhe Gjykatën Supreme të ShBA-së. Kufijtë e vetëm do të vendosen nga vetë presidenti. Ky vendim ka vazhduar sulmin e gjykatës në vitet e fundit ndaj një game të gjerë parimesh ligjore të vendosura prej kohësh në vendin tonë.”, - deklaroi presidenti i ShBA-së, Xho Bajden.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, për këtë çështje duhet të vendosin gjykatat penale. Marrja e një vendimi, megjithatë do të kërkojë muaj dhe pritet të jepet pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, ku Trampi duket favorit për t’u rizgjedhur president.

Kjo bëri që vetë Donald Trampi ta përshëndesë vendimin që u mor nga shumica prej 6 anëtarësh republikanë të Gjykatës së Lartë, kundrejt 3 demokratëve që votuan kundër. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)