Botë

Iran, opsioni ushtarak mbetet “i paprekur”

17.04.2015 12:37

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey, ka thënë se opsioni ushtarak për të parandaluar Iranin...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey, ka thënë se opsioni ushtarak për të parandaluar Iranin nga posedimi i armëve bërthamore mbetet “i paprekur”, pavarësisht vendimit të Rusisë për të furnizuar Republikën Islamike me raketa tokë-ajër S-300.
 
“Ne e dimë potencialin e këtij sistemi që do t’i shitet Iranit dhe e kemi llogaritur gjatë planifikimit tonë”- ka thënë Dempsey.
 
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, i cili ka vendosur t’i shesë raketa Iranit. Mirëpo, Putin ka thënë se vendimi i tij lidhet me dëshirën e Iranit për të zgjidhur kontestin për programin e tij bërthamor.