Maqedoni

Gjuajtje me armë zjarri në Luboten, një i vrarë

17.04.2015 12:42

Mbrëmë, në fshatin Luboten të Shkupit ka ndodhur një incident me armë zjarri, me ç’rast është vrarë një person...

Mbrëmë, në fshatin Luboten të Shkupit ka ndodhur një incident me armë zjarri, me ç’rast është vrarë një person me inicialet Xh. M.  i moshës 30 vjeçare. Incidentin e ka konfirmuar edhe MPB-ja.
 
Viktima, tashmë i ndjeri, pas plagëve të marra kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e qytetit të Shkupit.
 
Nga MPB-ja nuk zbulojnë më shumë detaje për motivet dhe kryerësin e kësaj vepre penale, por paralajmërojnë se pas hetimit të plotë të rastit do të dalë me informacione shtesë.