Ekonomi

Grante nga BERZH për kompanitë e Maqedonisë

17.04.2015 13:00

Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim ofron grante për shërbime konsulente për kompanitë nga Maqedonia...

 Vlera e granteve do të përcaktohet sipas tre kritereve edhe atë madhësinë e kompanisë, ku ajo është locuar dhe sipas llojit të këshillës që i nevojitet biznesmenëve.
 
Grant më i lartë, siç informoi banka, do t'u ndahet kompanive të vogla me më pak se 50 të punësuar, si dhe firmave të cilat ndodhen në rajone më pak të zhvilluara, respektivisht jashtë Shkupit, e të cilave u nevojitet këshillim për strategji, procese afariste ose vendime inxhinierike. 
 
Edhe projektet më komplekse si ato për efikasitet energjetik, strategjik, procese afariste, vendime inxhinierike dhe njoftim financiar do të marrin grant më të lartë. 
 
Programi special është disenjuar për mbështetje të bizneseve të udhëhequra nga gratë, të cilave u ndahen 10 %grant më të lartë nga të parashikuarat, ndërsa nëse kompania shfrytëzon financa nga BERZH ose nga ndonjë nga partner bankat e BERZH-it në suaza të programit për sipërarrësi të grave, atëherë të do të ndahen 10 %shtesë për shpenzimet për projekt konsulent ose biznes  projektin per trajnim, duke mbuluar maksimum deri në 90 %nga neto vlera e projektit.