Maqedoni
Hapet kampi për inovacione për ndryshime klimatike
17.04.2015 13:06
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe përfaqësuesja e përhershme...

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni Luiza Uinton , do ta hapin Kampin për inovacione për ndryshime klimatike i cili sot dhe nesër do të mbahet në Shkup.
Gjatë mbajtjes së kampit do të prezantohen dhjetë idetë e mbrojtura nga gjithsej 132 të arritura, nga sfida klimatike "Qyteti yt ¬ nga ti varet" që filloi në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Liderët e ideve të përzgjedhura do të punojnë së bashku me mentorët, me qëllim që nga idetë të bëhen modele dhe prototipa. kampi do të përfundojë me ndarjen e çmimeve për dy projekte të cilat do të tregojnë potencial më të madh.
Sfida është organizuar nga UNDP¬-ja, Milieukontakt Maqedoni, Ambasada e Suedisë, USAID-¬i dhe Qendra për inovacione sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Në hapjen e Kampit do të marrin pjesë edhe drejtori rajonal i UNDP¬së, Xhihan Sulltanoglu, ambasadori i Suedisë, Mats Stefanson, drejtori i USAID¬it, Xhejms Shtajn dhe dekani dhe lider i Qendrës për inovacione sociale, Dimitar Trajanov. /mia
