Maqedoni
Aksion për dhurimin e gjakut, ndihmë për pacientët që kanë nevojë
03.07.2024 15:51
Katedra e pediatrisë në fakultetin e mjekësisë në Shkup për herë të katër ka organizuar aksion për dhurimin e gjakut...

Katedra e pediatrisë në fakultetin e mjekësisë në Shkup për herë të katër ka organizuar aksion për dhurimin e gjakut, në bashkëpunim me Institutin e mjekësisë transfuzive. Nga katedra e pediatrisë thonë se nëpërmjet këtij aksioni për dhurimin e gjakut tregojnë humanitetin për t’u ndihmuar pacientëve që kanë nevojë.
“Vlerësojmë që në këtë mënyrë profesorët, asistentët, edukatorët që janë pjesë e katedrës, si dhe të gjithë punonjësit shëndetësorë të bëjmë një akt human në shoqëri dhe të tregojmë se edhe ne jemi njerëz humanë dhe u ndihmojmë jo vetëm pacientëve tanë, por u ndihmojmë të gjithë qytetarëve në vend. Sigurisht që edhe ne jemi pacientë potencial në shoqëri dhe mendoj se si ekip duhet të ndihmojmë, posaçërisht që çdo pikë gjaku do të thotë jetë.”, - deklaroi Sonja Bojaxhieva nga Klinika për Sëmundjen e Fëmijeve.
“Të ngremë humanizmin tonë dhe të jemi shembull për kolegët tanë dhe studentët e fakulteteve tjera, me qëllim që të mund të kyçen në aksionet e ardhshme, sepse secila pikë gjaku d.m.th. jetë.”, - u shpreh një student i mjekësisë.
Me këtë rast u ndanë mirënjohje mjekëve që me vite kanë kontribuar bashke me ekipet e tyre në aksionet për dhurim të gjakut.
VLORA LATIFI TOPOJANI
