Maqedoni

Kuvend, kryeparlamentari Gashi, takime me ambasadorët

03.07.2024 16:16

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka realizuar takime të ndara me ambasadorët e Australisë, Spanjës dhe Lituanisë...

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka realizuar takime të ndara me ambasadorët e Australisë, Daniell Xhozef Emeri; ambasadoren e Spanjës, Hose Luis Lozano Garsia dhe me ambasadoren e Lituanisë, Villma Dambrauskiena. Siç informojnë nga shërbimet e Kuvendit, në takim është biseduar për marrëdhëniet e mira bilaterale, të cilat ndër vite i ka kultivuar vendi ynë me vendet e lartpërmendura. Kryetari i Kuvendit, Gashi, para ambasadorëve në fjalë ka elaboruar hapat e Maqedonisë së Veriut drejt arritjes së qëllimeve të saj strategjike, për të cilën nuk ka munguar përkrahja e vendeve mike, përfshirë edhe Australinë.
 
“Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me Daniel Xhozef Emeri, ambasador i Australisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (me seli në Beograd, Republika e Serbisë). Në takim u theksua se viti i ardhshëm shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dy vendeve. Kjo, siç u konkludua, paraqet nxitje shtesë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit edhe në fushën e ekonomisë dhe investimeve, veçanërisht duke pasur parasysh se një numër i madh i qytetarëve me origjinë nga vendi jetojnë dhe punojnë në Australi.”. 
 
Presidenti Gashi theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Australia, megjithëse janë shumë të largëta në aspektin gjeografik, në fakt kultivojnë marrëdhënie shumë të ngushta dhe miqësore dhe ndajnë vlera të ngjashme, veçanërisht në aspektin e paqes dhe demokracisë botërore. Edhe në takimin e Gashit me ambasadorin e Spanjës në vend, Hose Luis Lozano Garsia, kryeparlamentari ka shprehur kënaqësinë për vizitën dhe mbështetjen që vendi ynë merr nga Mbretëria e Spanjës në procesin e integrimit evropian. Pjesë e aktiviteteve të sotme të kryeparlamentarit Gashi është edhe takimi me këshilltarin special për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh. 
 
FITIM KRYEZIU