Maqedoni

Mexhiti takon ambasadorin e Shqipërisë në Shkup

03.07.2024 18:00

Zëvendës kryemisnitri i parë Izet Mexhiti, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Shkup Denion Meidanin...

Zëvendës kryemisnitri i parë Izet Mexhiti, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Shkup Denion Meidanin, të cilit i uroi suksese në angazhimin e tij të ri.
 
“Biseda jonë e këndshme e krejt vëllazërore u fokusua në lidhjet e forta politike, historike e kulturore të dy vendeve tona, që janë bazë e rëndësishme e bashkëpunimit mes dy shteteve. Lidhja jonë është edhe historike, edhe aktuale. Prandaj, duke përkujtuar raportet tona shumështresore, u zotuam që do të thellojmë dhe zgjerojmë më tutje marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Gjatë qeverisjes sonë efikase, një theks i veçantë do t’i kushtohet nxitjes së partneritetit në fusha të ndryshme, përfshirë turizmin, arsimin, ekonominë dhe kulturën. E gjithë kjo marrëdhënie do të materializohet në të mirë të qytetarëve tanë.”, thekson zëvendës kryeminsitri Mexhiti në postimin e tij në rrjetet sociale pas takimit me ambasadorin Meidani.