Maqedoni
Parashikimi i motit
04.07.2024 11:15
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme....

Moti parashikohet të jetë fillimisht i kthjellët e nga orët e mesditës deri pasdite vranësira mesatare deri të dendura kryesisht në relievet malore. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente nga orët e mesditës ndërsa në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 17°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 31°C. Indeksi UV do të jetë 7
Në Shkup do të mbajë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 16°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30°C.
