Botë

Rrëzohet një helikopter privat në Kanada, humb jetën piloti, plagosen dy pasagjerët

04.07.2024 12:33

Një helikopter privat u rrëzua në British Columbia në Kanada ku humbi jetën piloti...

Një helikopter privat u rrëzua në British Columbia në Kanada ku humbi jetën piloti dhe mbetën të plagosur dy pasagjerë të tjerë. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në afërsi të kufijve administrativë të provincës Alberta dhe shkaqet janë ende të paqarta.
 
“Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit u vendosën në zonë dhe gjetën helikopterin dhe pilotin, i cili fatkeqësisht kishte vdekur”, tha zëdhënësi i policisë federale, James Grundy.
 
Ai sqaroi se në bordin e helikopterit ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital me lëndime dhe gjendja e tyre nuk ngjall shqetësim. Emri i pilotit nuk u bë i ditur, por autoritetet thanë se ai ishte një fermer.