Maqedoni

Vonesat në transportin ajror, në AFC, vetëm 200 ankesa në nivel vjetor

04.07.2024 13:55

Gjatë muajve të verës vërehet frekuentim më i lartë i transportit ajror...

Gjatë muajve të verës vërehet frekuentim më i lartë i transportit ajror, zakonisht për shkak të udhëtimeve të shumta të mërgatës. Mund të ndodhë që në shumë raste të ketë edhe vonesa në itinerarin e fluturimeve, e që mund të ndodhë që udhëtarët me orë të tëra të presin në aeroportet. Dhe në raste të tilla, çdo udhëtarë ka edhe disa të drejta të garantuara. Veti Atanasova Giorgievska nga Agjencia për Fluturimet Civile, thekson se e drejta e parë që i takon udhëtarëve është përkujdesi, i cili duhet të jetë i garantuar, por zakonisht udhëtarët paraqesin interesim për kompensim financiar dhe i cili mund të arrihet vetëm nëse vonesat nuk janë shkaktuar nga rrethana të jashtëzakonshme.

“Në raste të vonesave të fluturimeve të paracaktuara, çdo udhëtar i ka disa të drejta. Njëra nga të drejtat e para është e drejta e përkujdesit, e cila përfshinë obligim i transportuesit ajror që t’i sigurojnë ushqim të mjaftueshëm dhe pije, edhe atë në varësi prej orarit të vonesës. Pastaj e drejta tjetër është sigurimi i hotelit, nëse qëndrimi ose fjetja në atë vend është e domosdoshme, pastaj sigurimi i transportit nga aeroporti deri tek hoteli përkatës dhe kthim pastaj deri në aeroport. Pastaj çdo udhëtarit duhet t’i sigurohet realizimi i dy thirrjeve telefonike apo sms porosive apo letër me faks.”, - deklaroi inspektori i Fluturimeve në Agjencinë për Fluturimet Civile, Veti Atanasovska Giorgievska.
 
Giorgievska sqaron se një e drejtë tjetër që i takon udhëtarit është të kërkojë kthimin e mjeteve të paguara në afat prej 7 viteve, nëse vonesa e fluturimit është më shumë se 5 orë. Por, e drejta që më së shumti kërkohet nga udhëtarët është e drejta e kompensimit, e cila i takon udhëtarit nëse vonesa është më e gjatë se 3 orë deri në destinacionin final, por kjo vjen në fuqi, nëse vonesa nuk është shkaktuar nga rrethanat e jashtëzakonshme. Kompensimi është në vlerë prej 250 euro për çdo udhëtarë, nëse fluturimi është më i gjatë se 1.500 km. Nëse fluturimi është nga 1.500 deri më 3.500 km, kompensimi arrin në 400 euro dhe mbi 3.500 km, kompensimi arrin deri në 600 euro për udhëtarë.  
 
Të drejtat e udhëtarëve janë pak a shumë të ngjashme sikurse tek rastet e vonesave, ashtu edhe tek rastet e anulimit të fluturimit.
 
Udhëtarët pothuajse dërgojnë mbi 200 ankesa në nivel vjetor deri tek Agjencia për Fluturimet Civile e të cilat kanë të bëjnë veçanërisht me vonesat e fluturimeve, por edhe të anulimit të tërësishëm të tyre.  
 
FITIM KRYEZIU