Maqedoni

Ambasadorët për reformat në gjyqësi, Mickoski: Po përzihen në punë të brendshme

04.07.2024 14:14

Deklaratat e ambasadorëve se nuk duhet të ketë shpërndarje të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve...

Deklaratat e ambasadorëve se nuk duhet të ketë shpërndarje të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve, Kryeministri Hristijan Mickoski i quan përzierje në punë të brendshme të shtetit. Në periudhën kur gjyqësori po ballafaqohet me kritika të mëdha nga ndërkombëtarët dhe besim shumë të ulët nga ana e qytetarëve, nevojitet zgjidhje e menjëhershme e problemit. Me këtë rast, Mickoski u bëri ambasadorëve se nëse nuk e pëlqejnë propozimin e Qeverisë, të japin një propozim tjetër për daljen e gjyqësorit nga kjo situatë. Faji ka emër dhe mbiemër, andaj duhet gjetur ato, tha Mickoski.
 
“Disi u bë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit. Por, në rregull edhe sikur të jetë ashtu, 600 mijë qytetarë votuan për këtë koalicion dhe është e qartë se për ata kjo nuk ka domethënie, për politikat dhe programet e kësaj Qeverie. Njëkohësisht, të njëjtit thonë se gjendja e sundimit të së drejtës është katastrofale. Njëkohësisht të gjithë ata në raportet e tyre thonë se krimi, korrupsioni, besimi në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve është 2-3% tek qytetarët. Është e qartë se gjerat nuk funksionojnë. Por, është logjikë për një njeri racional dhe konstruktiv qëkur të shihni problem të kërkoni zgjidhje për atë. Ja, ne propozuam zgjidhje. Në rregull, nuk janë të rëndësishme 600 mijë vota për ambasadorët, nuk është i rëndësishëm programi i Qeverisë. Nëse ata dinë zgjidhje më të mirë, le të vinë ta tregojnë. Jam i gatshëm të bisedoj për atë. Nëse kanë zgjidhje më të mirë, menjëherë ta pranojë dhe ta zbatojmë menjëherë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Sa i përket shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor, kohë më parë akademiku Kambovski, i cili udhëhoqi grupin punues për reformën e Këshillit Gjyqësor, kishte deklaruar se rekomandimet e Misionit vlerësues të BE-së, thotë se tani fokusi duhet të drejtohet në përforcimin e përgjegjësisë së anëtarëve, sigurimin e procedurave objektive për përzgjedhjen e tyre, transparencën, përgjegjësinë dhe llogaridhënien. Ndërsa, misioni vlerësues nuk ka sugjeruar shkarkimin e Këshillit Gjyqësor.
 
FLORIJE KAMBERI