Maqedoni

Esnafi i Turqisë hap degën e tyre në Çarshinë e vjetër

17.04.2015 13:56

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe nënkryetari i Komunës së Çairit Sylejman Baki realizuan takim me kryetarin e shoqatës...

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe nënkryetari i Komunës së Çairit Sylejman Baki realizuan takim me kryetarin e shoqatës së Esnafit të Turqisë Mahmut Çelikus dhe drejtorin e agjencionit për zhvillim të Ankarës në Ministrinë e zhvillimit të Turqisë Abdylmelik Koçin. 
 
Qëllimi i këtij takimi ishte promovimi i hapjes së degës së Ensafit të Turqisë në Çarshinë e vjetër, që do të shërbejë dhe do të nxisë bashkëpunim dhe investimet e  bizneseve të mesme dhe të vogla nga Turqia në Maqedoni.