Botë

Ukrainë, Kievi ka rrëzuar 21 dronë rus

04.07.2024 16:20

Rusia vazhdoi bombardimet edhe mbi territoret tjera të Ukrainës....

Rusia vazhdoi bombardimet edhe mbi territoret tjera të Ukrainës. Shënjestër e sulmeve janë qytetet më të mëdha, si Harkiv dhe disa rajone të Kievit. 
 
"Një avion rus Su-34 nga vendbanimi Batraçka Daça, rajoni i Belgorodit lëshoi tre municione të unifikuara të gliderit D-30 (UMPB D-30), kalibër 30 cm, mbi rrethin e Kievit të qytetit të Harkivit, dy municione goditën rrethin e Kievit të qytetit të Harkivit, njëra në periferi të qytetit.”, - deklaroi shefi i Prokurorisë Rajonale të Harkivit, Oleksandër Filçakov. 
 
Banorët janë të tmerruar nga përjetimet e tyre gjatë sulmeve.  
 
"Nuk kishte asnjë alarm, asgjë! Dhe pastaj menjëherë pati një krismë, dritaret filluan të fluturojnë, llamba fluturoi dhe të gjitha xhamat në dhomat e tjera fluturuan. Shpejt vrapuam drejt korridorit, por falë Zotit jemi gjallë, natyrisht. Menduam se do të jetonim mirë në pleqëri, por tani mbetëm pa asgjë.”, - tha banorja e ndërtesës së dëmtuar, Tamara Steshenko.
 
Presidenti Zelenski i kërkoi Perëndimit sisteme më moderne të mbrojtjes ajrore dhe raketa me rreze të gjata.
 
“Shtëpitë, një spital dhe një ndërmarrje janë dëmtuar në Dnipër. Pati gjithashtu sulme me raketa në rajone të tjera dhe bomba ajrore në Harkiv dhe pozicionet tona të vijës së parë. Ne mund ta ndalojmë gjithë këtë vetëm me një numër të madh sistemesh të mbrojtjes ajrore, vetëm me sulme me rreze të gjata në vendet ku ndodhen terroristët rusë, në bazat e tyre ajrore.”, - theksoi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës një paketë të re të rëndësishme armësh dhe pajisjesh me vlerë prej 150 milionë dollarësh për të mbështetur ushtrinë ukrainase, tha Departamenti i Shtetit.
 
FITORE DEMOLLI