Botë

Alarm në Pallatin e Versajës në Paris, policia evakuon qytetarët

04.07.2024 17:07

Një alarm ra mesditën e së enjtes në Pallatin e Versajës në Paris, ku policia ndërhyri dhe evakuoi qytetarët...

Një alarm ra mesditën e së enjtes në Pallatin e Versajës në Paris, ku policia ndërhyri dhe evakuoi qytetarët që ndodheshin në të. Policia theksoi se bëhet fjalë për një incident që cënon sigurinë.
 
“Forcat e sigurisë janë në vendngjarje. Shmangni zonën dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve. Mos transmetoni informacione të rreme,” thuhet në njoftimin zyrtar policor.
 
Sipas një burimi policor, të cituar nga gazeta franceze “Le Figaro”, evakuimi i Versajës nuk ka lidhje me terrorizmin.
 
Pallati i Versajës është një nga atraksionet turistike më të vizituara të Francës, pasi ka qenë shtëpia e mbretit Louis XVI para prerjes së kokës së tij gjatë Revolucionit Francez.