Maqedoni
Mexhiti pret euroambasadorin Gir, Mexhiti: Rruga drejt eurointegrimeve, e qartë
04.07.2024 17:28
Sundimi i ligjit dhe procesi integrues janë diskutar edhe në takimin që pati zëvendëskryeministri i parë..

Sundimi i ligjit dhe procesi integrues janë diskutar edhe në takimin që pati zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti me ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir.
Në takimin janë diskutuar lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ndryshimet kushtetuese dhe sundimi i ligjit. Ministri Mexhiti ka falenderuar ambasadorin Gir për mbështetjen e dhënë në rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe europiane.
“Ministri Mexhiti falënderoi Delegacionin e BE-së për mbështetjen e deritanishme në realizimin e projekteve kapitale të infrastrukturës, si dhe në proceset për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.” - thuhetnë njoftim.
Njëkohësisht, diplomati evropian ka përcjellur qëndrimin se Brukseli pret nga Qeveria që të përkushtohet maksimalisht në zbatimin e detyrave të saj.
