Maqedoni
Hojt Brajan Ji, institucionet të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit
17.04.2015 14:01
Cenimi i të drejtës së privatësisë me përgjimet masive dhe pasojat të cilat mund të rezultojnë nga mos-zbardhja eventuale e rastit...

Cenimi i të drejtës së privatësisë me përgjimet masive dhe pasojat të cilat mund të rezultojnë nga mos-zbardhja eventuale e rastit, ishin në qëndër të takimit të Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, me Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hojt Brajan Ji.
Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hojt Brajan Ji , dha mbështetje të plotë dhe të parezervë për masat e ndërmarra, si dhe për nevojën e veprimit të mëtutjeshëm. Sipas tij, është me rëndësi të madhe që institucionet të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit dhe t’i mundësojnë zbatim kualitativ dhe papengesë të procedurës.
Në takim u bë fjalë edhe për nevojën e domosdoshme për përforcimin e mandatit të tij, pavarësinë financiare, kapacitetet kadrovike, seriozitetin e raporteve vjetore dhe respektimin e rekomandimeve të tij.
