Maqedoni
Parashikimi i motit
05.07.2024 10:20
Këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme....

Këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Temperaturat parashikohen të lëvizin prej 9 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale do të rriten nga 20 deri në 34°C. Indeksi UV do të jetë 8.
Moti në Shkup do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 30°C.
