Botë

Rojet bregdetare nxjerrin trupat e 89 migrantëve nga Atlantiku

05.07.2024 11:17

Rojet bregdetare në Mauritania kanë nxjerrë 89 trupa migrantësh nga një varkë që u përmbys të hënën në Oqeanin Atlantik...

Rojet bregdetare në Mauritania kanë nxjerrë 89 trupa migrantësh nga një varkë që u përmbys të hënën në Oqeanin Atlantik, sipas BBC. Nëntë persona – përfshirë një vajzë 5-vjeçare – u shpëtuan, por dhjetëra të tjerë janë raportuar të zhdukur.
 
Të mbijetuarit thanë se anija – një varkë tradicionale peshkimi – u nis javën e kaluar nga zona kufitare Senegale-Gambiane me 170 persona në bord. Ajo u përmbys në brigjet jugperëndimore të Mauritanisë.
 
Mauritania është një pikë kyçe tranziti për migrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë nga Afrika Perëndimore, me mijëra varka që u nisën nga vendi vitin e kaluar.
 
Destinacioni më i zakonshëm në rrugën e rrezikshme janë Ishujt Kanarie të Spanjës. Qeveria spanjolle tha se gati 40 000 migrantë mbërritën atje vitin e kaluar – dyfishi i numrit të vitit të kaluar.
 
Të dëshpëruar për të shkuar në Evropë, migrantët shpesh udhëtojnë me varka të mbingarkuara.
 
“Mbi 5 000 migrantë vdiqën ndërsa përpiqeshin të arrinin në Spanjë përmes detit në pesë muajt e parë të vitit 2024”, vlerësoi organizata bamirëse “Ca-minando Fronteras”.
 
Në prill, BE-ja i ofroi Mauritanisë një ndihmë me vlerë 210 milion euro- pothuajse 60 milion euro nga të cilat do të investoheshin në luftën kundër migrimit të paligjshëm në Evropë.