Botë
Fluturimet në aeroportin e Catania-s pezullohen për shkak të hirit nga Etna
05.07.2024 11:40
Për shkak të aktivitetit shpërthyes të vullkanit Etna dhe emetimit të hirit vullkanik në atmosferë...

Për shkak të aktivitetit shpërthyes të vullkanit Etna dhe emetimit të hirit vullkanik në atmosferë, autoritetet vendase në Sicili urdhëruan mbylljen e aeroportit të Catania-s. Pista është e papërdorshme për shkak të një rënie të bollshme të hirit vullkanik dhe për këtë arsye si mbërritjet ashtu edhe nisjet janë pezulluar. Operacionet e fluturimit do të rifillojnë pasi hiri vullkanik të jetë hequr nga pista e aeroportit.
Kryetari i bashkisë së Catania-s, Enrico Trantino, ka nxjerrë një urdhëresë me të cilën ndalon, për 48 orët e ardhshme, qarkullimin e mjeteve me dy rrota dhe kufizon lëvizjen e automjeteve. deri në një shpejtësi maksimale prej 30 km/h.
