Maqedoni
Në vigjilje të Samitit të NATO-s, Mucunski takon ambasadorët në vend
05.07.2024 14:14
Në vigjilje të Samitit të NATO-s në Uashington, ku njëherit shënohet 75-vjetori i themelimit të paktit veri-atlantik...

Në vigjilje të Samitit të NATO-s në Uashington, ku njëherit shënohet 75-vjetori i themelimit të paktit veri-atlantik, ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, organizoi mëngjes pune me pjesëmarrje të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, NATO-s dhe atë të Ukrainës dhe Japonisë. Në fjalimin e tij para ambasadorëve, Mucunski theksoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe urdhëroi që të bëhen të gjitha përpjekjet për sigurinë në rajon dhe më gjerë. Rritja e kërcënimeve hibride, dezinformimi, sulmet kibernetike, rritja e ndikimit të palëve të treta janë sfida që duhet të jenë në qendër të vëmendjes sonë, theksoi ai në këtë rast.
“Është e nevojshme që t’i përforcojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet tona për menaxhimin me kërcënimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen të gjitha vendet e rajonit. Gjithashtu fuqishëm besoj se vazhdimi i koordinimit të përafërt dhe aktivitetet e përbashkëta të NATO-s dhe BE-së në rajon janë me rëndësi thelbësore, e para, përmes përshpejtimit të procesit eurointegrues dhe euroatlantik.”, - deklaroi ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.
Samiti i NATO-s që mbahet nga 9 - 11 korrik do të jetë ballafaqim i kryeministrit Mickoski me kryeministrin grek Micotakis dhe liderët tjerë të rajonit anëtarë të aleancës. Ditë më parë Mickoski tha se Marrëveshja e Prespës është realitet, por si dokument dypalësh kërkon angazhim nga dy vendet në zbatimin e saj, ndërkaq insiston në rinegociata me Sofjen lidhur me Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, që do të përfshinte kërkesa maqedonase.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
