Maqedoni
“Epsoteh”, një investim prej 20 milionë eurosh
05.07.2024 14:44
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka promovuar një investim të ri, që bëhet fjalë për investim gjermano-belg...

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka promovuar një investim të ri, që bëhet fjalë për investim gjermano-belg, “Epsoteh”, në partneritet me AIM belge, në vlerë prej 20 milion eurove. Investimi parashikon hapjen e 110 vendeve të reja të punës. Realizimi i këtij investimi do të nisë në fund të gushtit me ndërtimin e një objekti të ri prodhues në komunën e Petrovecit. “”Epsoteh” është lider edhe në tregun prodhues të Gjermanisë dhe pret që të gjitha kompanitë të cilat bashkëpunojnë me këtë kompani të vijnë në vendin tonë.”, tha kryeministri, Mickoski.
“Për ne paraqet kënaqësi, sepse në vetëm dy muaj qeverisje me vendin po sjellim edhe një investim të huaj, ku do të kemi një qendër hulumtuese zhvillimore, gjë të cilën deri më tani nuk e kemi pasur. Me kalimin e viteve presim që ky investim të rritet për dy herë, por të rriten edhe kapacitetet prodhuese. Presim që shembullin e kësaj kompanie, e cila është lider në tregun gjerman ta ndjekin edhe kompanitë tjera.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
“Unë jam këtu në cilësinë e drejtorit ekzekutiv të kompanisë EPSOTEH në Maqedoni dhe pikërisht kemi zgjedhur vendin tuaj që t’i zgjerojmë kapacitetet tona prodhuese pikërisht këtu në Shkup dhe po punojmë në hapjen e fabrikës për prodhimin e makinerive. Me këtë investim parashihen të hapen 110 vende të punës, të cilët do të jenë nga sfera e makinerisë dhe sferës së industrisë. Fillimisht do të fillojmë ndërtimin e një ndërtese, e cila kushton afërsisht diku 20 milionë euro.”, - theksoi drejtori ekzekutiv i kompanisë “Epsoteh” në Maqedoni, Alamavi.
Sipas Alamavit, kjo metodologji e punës praktikohet tanimë në Gjermani, Austri, Itali dhe vendet tjera. Objekti i “Epsotehit” do të jetë në komunën e Petrovacit, jashtë zonave zhvillimore teknologjike dhe do të prodhojë elemente nga industria automobilistike, hekurudhore dhe shëndetësore.
FITIM KRYEZIU
