Maqedoni

Transporti privat – Shkup, qytetarët vazhdojnë me pritjet e gjata

05.07.2024 15:15

Transportuesit privat vazhdojnë të funksionojnë me orar të reduktuar...

Transportuesit privat vazhdojnë të funksionojnë me orar të reduktuar, derisa të përfundojnë rezervat e derivateve të naftës. Problem i tyre për shlyerjen e borxheve ndaj transportuesve privat ende nuk është zgjidhur. 
 
“Akoma nuk kemi informacione nga ndërmarrja publike transportuese. Do të kemi takim me të gjithë anëtarët dhe nga e hëna do të kemi kërkesa apo forma të tjera për të treguar pakënaqësitë tona. Në duam të na lëshojnë paratë dhe të vazhdojmë të punojmë.”. 
 
Ata thonë se me drejtorin e mëparshëm të NQP-së janë pajtuar që borxhi të paguhet me këste, por menjëherë pas kësaj ai është shkarkuar. Drejtuesit e transportit privat kanë zhvilluar një takim me drejtorin e ri të kompanisë, por nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ndërkohë stacionet e autobusëve po mbushen duke pritur me orë të tëra.
 
“Po presim. Jam pensionist, kam kohë t’i pres.”, - tha një qytetar.
 
“Do të punojnë, nuk do të punojnë, autobusët lokal po i mbulojnë.”, - tha një qytetare.
 
“Po ka rrëmujë në autobusë dhe ankohen të gjithë qytetarët.”, - u shpreh një qytetare.
 
“Ka rrëmujë, autobusët privat nuk po transportojnë.”, - theksoi një qytetar.
 
Nëse kompanitë private vendosin të ndalojnë vozitjen, NQP-ja ka paralajmëruar padi përkatëse, sepse kontrata i detyronte transportuesit të drejtojnë autobusët.
 
GAZMEND REXHEPI