Tetovë, një i vrarë nga një makinë në lëvizje
Një person ka mbetur i vrarë mbrëmë në Tetovë...

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmë në Tetovë para shtëpisë së tij, pasi u gjuajt me armë zjarri nga një vetur në lëvizje. Vrasjen e ka konfirmuar edhe SPB Tetovë, që sipas tyre, personi i vrarë është 40 vjeç, me inicale R.T
“Në orën 20.35, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Shtipska” në Tetovë, një person nga vetura “Mercedes”, kishte qëlluar me armë zjarri ndaj veturës “BMË” në të cilin ishte personi me inicialet R.T., i cili kishte ndërruar jetë menjëherë nga plagët e marra. Pjestarë të policisë nga SPB Tetovë kanë ndërmarrë të gjitha masat për të pastruar çështjen”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Ndërsa nga Prokuroria Publike kanë theksuar se është kryer ekspertizë në vendin e vrasjes. Prokurori publik ka urdhëruar për autopsi dhe urdhër për sigurimin e xhirimeve nga videombikqyrja.
“Automjeti dhe gjurmët tjera janë marë për eksertizë. MPB po vepron për zbulimin e autorit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike.
Jo zyrtarisht mësohet se vrasja ka lidhje me vrasjen dhe plagosjen që u bë muaj me parë para Spitalit të Tetovës. I njejti person kishte shtënë me armë zjarri para shtëpis të të ndjerit edhe para dy maujve. Ndërsa i dyshuari ende është në arrati.
Kurse nga policia e Tetovës thonë se janë në kërkim të autorit, dhe po punohet në zbardhje të plot të rastit. (Visar Sadiku, TVM2)
