Britania e Madhe, seanca e parë e Qeverisë së re britanike e Starmer
Seanca e parë e Qeverisë së re britanike...

Seanca e parë e Qeverisë së re britanike pas fitores historike të laburistëve. Kryeministri Starmer, i cili më herët në fjalimin e tij premtoi ndryshime serioze dhe rindërtim të vendit, nisi zyrtarisht punën. Ndërsa konservatorët rikuperohen nga disfata e tyre, laburistët përballen me një rrugë me pengesa përpara.
Kryeministrit të ri britanik do t'i duhet të luftojë fort për të përmbushur pritshmëritë për një ndryshim të shpejtë nga një elektorat thellësisht i frustruar, thonë analistët.
“Në njëqind ditët e para, Starmer ka të ngjarë të bëjë disa lëvizje ambicioze. Prioriteti i parë i madh do të jetë politika e jashtme. Por sfida më e madhe për këtë qeveri janë në fakt pritshmëritë shumë të larta të njerëzve. Ky vend është goxha i sëmurë dhe i lodhur nga efektet e 14 viteve të politikave shtrënguese. Për Starmer do të ketë pritshmëri të shtuara, të cilat do të jetë e vështirë të përmbushen”. – tha analistja britanike, Lisa Butler.
Britanikët me ndjenja të përziera dhe mendime të ndara.
“Është vërtet mirë të ndjesh diçka ndryshe në ajër”. Për një kohë të gjatë kishim një parlament konservator dhe të rinjtë disi ndiheshin të pashpresë”.
“Jemi të zhgënjyer që laburistët fituan, shqetësimi im kryesor është rritja e taksave.”
"Gjëja më e mirë që ka ndodhur ndonjëherë." Hiqni qafe konservatorët. 14 vjet - njerëzit kanë pasur mjaft." – thanë disa nga qytetarët e intervistuar britanik.
Në politikën e pamëshirshme britanike, Starmer do të duhet të justifikojë besimin e votuesve duke rivendosur reputacionin ndërkombëtar të Britanisë, duke dëshmuar se sundimi i Partisë Laburiste bazohet në stabilitetin dhe menaxhimin e shëndoshë fiskal. (Arlinda Baftiu, TVM2)
