Hamasi pranoi propozimin për lirimin e pengjeve izraelite

06.07.2024 14:28

Hamasi ka pranuar një propozim të SHBA-së...

Hamasi ka pranuar një propozim të SHBA-së për të nisur negociatat për lirimin e pengjeve izraelite, duke përfshirë ushtarë dhe burra, 16 ditë pas fazës së parë të një marrëveshjeje që synon t'i japë fund luftës në Gaza, tha një burim i Hamasit.

Grupi militant hoqi dorë nga kërkesa që Izraeli së pari të angazhohej për një armëpushim të përhershëm përpara nënshkrimit të marrëveshjes dhe pranoi se një marrëveshje mund të arrihet gjatë fazës së parë të bisedimeve gjashtëjavore.

Propozimi mund të çojë në një marrëveshje kornizë nëse Izraeli e pranon atë, duke i dhënë fund luftës nëntë-mujore midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite vazhdon ofensivën e saj në Rripin e Gazës dhe sulmet e saj ndaj Hezbollahut.