Maqedoni

Eurodeputetja Zavorska: mundësitë e barabarta gjinore, problem i Evropës

17.04.2015 15:43

Çështja e mundësive të barabarta midis burrave dhe grave nuk është problem vetëm në Maqedoni, por edhe në mbarë Evropën...

Është ky vlerësimi i eurodeputetes, Ana Zavorska, i dhënë në debatin e organizuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
 
Sipas Zavorskës, e nevojshme është që të gjinden zgjidhje për përmirësimin e gjendjes, pasi që respektimi i dinjitetit të femrës paraqet bazë për mundësi të barabarta midis burrave dhe grave.
 
“Ky nuk është problem vetëm i Maqedonisë, por i mbarë Evropës. Shpresoj që kjo konferencë do të ndihmojë të gjejmë zgjidhjen se si të respektohet dinjiteti i femrës, pasi që respekti i dinjitetit femëror është baza e mundësive të barabarta midis burrit dhe gruas”- deklaroi eurodeputetja, Ana Zavorska.
 
Në debat morën pjesë përfaqësues të Komisionit Parlamentar për Mundësi të Barabarta, profesorë universitar, përfaqësues të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe përfaqësues të sektorit civil. Debati i sotëm është i treti me radhë i organizuar në kuadër të ciklit të debateve “Bisedime për në BE”.
 
MERAL ISMAILI