Sofja dhe Athina ankohen në BE për RMV-në, Iseni: Mickoski e din se duhet kompromis me Bullgarinë
Vazhdon pig-pongu politik mes Shkupit, Sofjes dhe Athinës....

Vazhdon pig-pongu politik mes Shkupit, Sofjes dhe Athinës, lidhur me kontestet që bllokojnë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut. Bullgaria me procedurë të shpejtë ka informuar BE-në për përpjekjet për të rinegociuar koncensusin e arritur për kornizën negociuese, ndërsa nga ana tjetër Greqia është ankuar se lidershipi politik i Maqedonisë së Veriut shkelë drejtëpërdrejtë Marrëveshjen e Prespës.
Këto reagime morrën përgjigje nga Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, i cili rekomandoi që të mësohen me politikën e re, e cila mbron interesat e qytetarëve maqedonas.
Politologu, Xhenur Iseni, shprehet se Kryeministri i ka fituar zgjedhjet për shkak të qëndrimeve ndaj këtyre dy shteteve dhe prandaj vazhdon të notojë në ujrat politike ndërfqinjësore me po të njejtën retorikë.
Megjithatë thotë ai, Micksoski edhe pse shfrytëzon momentin e mos pasjes së një Qeverie në Bullgari, ai thellë në vete e dinë se ndryshimet kushtetuese duhet të realizohen.
“Mickoski pikërisht jostabilitetin politik në Sofje e shfrytëzon edhe më shumë për të poentuar në vend, por këto fjalët e Qeverisë janë vetëm një demagogji, sepse nuk ka një Qeveri zyrtare në Bulgari që të komunikon. Gjatë gjithë kësaj kohe e mbajnë aktuale këtë çështje, pasi pas një viti vijnë edhe zgjedhejt lokale dhe duhet ta mbaj votuesin e tyre aktiv që mos të reflektojë me rezultat të dobët në zgjedhjet e ardhëshme. Thellë në vete Kryeministri i ri e di se do të duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese, por jo nën diktatin bullgar siç thuhet aty, por nën diktatin maqedonas. Dhe kjo me propagand do ti shitet opinionit, konkretisht votuesve të tyre që tani do të bëhen ndryshimet kushtetuese, por jo siç thotë Sofja, por, siç themi ne, me ndonjë negociat për të drejtat e maqedonasve që jetojnë në Bullgari.” – tha politikologu, Xhenus Iseni.
Në nëntor të vitit 2020, Sofja bllokoi fillimin e negociatave në Shkup për anëtarësim në Bashkimin Evropian edhe pse kishte dritë jeshile nga vendet e tjera. Mbetet për tu parë nëse Maqedonia do të sigurojë një koncensus kombëtar për të ecur përpara drejt BE-së. (Sanije Duraku, TVM2)
