Transportuesit, lëvizja e autobusëve privatë është zvogëluar

06.07.2024 15:27

Disa nga autobusët privatë këtë fundjavë...

Disa nga autobusët privatë këtë fundjavë do të jenë në rrugët e Shkupit vetëm deri në orën 10 të mëngjesit. Nuk ka zgjidhje për kërkesat e tyre për shlyerjen e borxhit.

Të dielën do të marrin vendim përfundimtar nëse javën e ardhshme do të vazhdojnë të lëvizin nëpër rrugët e Shkupit apo do të mund të ndalohet plotësisht transporti.

Qytetarët janë të ndarë në mendime, disa i mbështesin, të tjerë janë të indinjuar nga kaosi i trafikut në metropol. Disa prej tyre kanë marrë premtim nga drejtori i mëparshëm i Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkupi”, i cili u shkarkua, se detyrimet e prapambetura do të paguhen gradualisht dhe se borxhi do të paguhet plotësisht deri në shtator.

Kryetarja, Danela Arsovska, mohon se qyteti u ka borxh kompanive private, ndërsa vitin e kaluar ajo tha se është e sigurt se qyteti i Shkupit mund të funksionojë pa operatorë privatë të autobusëve.