ASH e Ziadin Selës mban Kuvendin Qendror, Dauti zgjidhet Sekretare e përgjithshme e partisë
“Aleanca për Shqiptarët” e Ziadin Selës...

“Aleanca për Shqiptarët” e Ziadin Selës mban kuvendin qendror partiak, në të cilën duhet të zgjidhen organet partiake. Përveç kësaj ata kanë paralajmëruar se do të hapin debatë të gjërë rreth gjendjes politike në vend, tha Sela.
“Sot ASH mban kuvendin e katërt qendror. Natyrish që kemi tema për të trajtuar mes të cilave është edhe zgjedhja e organeve partiake, diskutim rreth situatës politike në vend dhe ky është shkaku i thirrjes së këtij takimi të cilët e kemi thirrur ne sot dhe natyrisht që në lidhjen me situatën politike do të ketë debatë brenda për brenda Kuvendin qendror” – tha Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.
Sela mbetët në qendrimin e tij se koalicioni “Vlen” pa legjitimitin e plotë të shqiptarëve ka hyrë në Qeveri, ndërsa Taravarit, si një ndër liderët e këtij koalicioni i porositi se nuk ka arritur të inkorporojë programin e tyre partiak në programin qeveritar dhe pikërisht për këtë shkak, nuk e llogaritë Taravarin si ASH, por si person servil, i cili ka qëllime personale, tha Sela.
“Në qoftë se shihni programin qeveritar që nuk shihni asnjë gjurmë nga programi që “ Vlen”, i propozoi para qytetarëve do ta keni shumë të qartë në lidhje me pyetjen që më parashtruat që Arben Taravari nuk është Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari është servilizmi dhe politikani i cili është i gatshëm të shes mundin dhe sakrificën e çdo anëtari të ASH-së vetëm për qëllime personale të tij” – deklaroi Sela.
ASH u nda para zgjedhjeve. Një pjesë e anëtaërsisë së udhëhequr nga Sela mori pjesë në zgjedhje me “Frontin Evropian” i udhëhequr nga BDI, ndërsa pjesa tjetër e udhëhequr nga Taravari, iu bashkangjit koalicionit “Vlen” dhe u bë pjesë e shumicës së re qeveritare.
Tashmë është ende e pa qartë se kujt i takon ky subjekt politik me gjitha vulat dhe selinë partiake. Sela thotë se procesi gjyqësor është në procedurë e sipër dhe se Gjykata e Apelit ende nuk e ka shqiptuar vendimin përfundimtar.
Deklaratat e Taravarit se kinse atij i takon ASH-ja, Sela i interpreton si presion ndaj gjykatës.
“Taravari përveç vulave dhe selisë ka edhe 100 fytyra, kështu që unë nuk dua ti komentojë shumë e shumë deklaratat e Taravarit. Natyrisht që procesi gjyqësor rreth vulave të partisë është në vazhdim e sipër dhe qëllimisht gjatë kësaj periudhe kam heshtur, dhe nuk jam deklaruar dhe e ka bërë atë fëmiun qaraman vazhdimisht se gjoja presion gjykata e gjëra të tilla, por siç po shihet presioni ndaj gjykatës është pikërisht nga ana e tij. Dhe gojën plotë kjo qeveri me reformën në gjyqësor etj e tij, por nga ana tjetër ato janë ato të cilët bëjnë këto presione në gjykata dhe mora një informacion se ka ndryshuar një gjykatë në Gjykatën e Apelit” – theksoi Sela.
Sela tha se ASH-ja e cila përfaqëson ai nuk e ka ndërmend të përulet dhe të serviloset dhe se ky subjekt politik ka prapa vete, mbështetjen e plotë të shqiptarëve. (Rexhep Qamili, TVM2)
