Qendra “Dua Ylberin” në Haraçinë, ofron falas shërbime psikologjike, defektologjike

06.07.2024 16:43

Në Haraçinë në shkollën fillore “Abdyl Frashëri”...

Në Haraçinë në shkollën fillore “Abdyl Frashëri”, para disa ditëve  është hapur  një qendër e re për fëmijët me probleme defektologjike dhe psikologjike  në kuadër të qendrës “Dua Ylberin”, e cila ka për qëllim ti mbështesë fëmijët që kanë nevojë për trajtim dhe t’ua lehtësojë barrën familjeve duke i trajtuar falas këta fëmijë.

Psikologia Edlira Destani thotë  që problematika e parë që shihet tek fëmijët me nevoja të posaçme është sjellja e ndryshuar, komunikimi jo adekuat dhe zhvillimi për atë moshë që kanë fëmijët.

“E morrëm një kërkesë të tillë nga Kryetari i komunës së Haraçinës, z.Ridvan Ibraimi dhe normalisht gjatë gjithë kohës me projektin që vetë komuna e Haraçinës kishte aplikuar na përzgjodhi ne “Dua Ylberin”, si staf që të mund të jepnim pikërisht këto shërbime specifike që jepen tek fëmijët me nevoja të veçanta.” – tha psikologja, Edlira Destani.

Prindërit që janë të interesuar për ti trajtuar fëmijët në këtë qendër defektologjike   duhet të kenë dokument të vlerësimit nga ana e Institucioneve shtetërore ose private.

“Do të fillojmë me 20 fëmijë me nevoja të posaçme, ku trajtimet defektologjike dhe logopedike do të jenë falas për këta fëmijë dhe do të kenë rreth 12 trajtime në muaj, nga mosha 4, deri në 14 vjeç. Duhet ta dijnë prindërit që paraprakisht fëmijët e tyre duhet të kenë një dijagnozë të përcaktuar mirë nga institucionet shtetërore dhe në bazë të kësaj dijagnoze që e kanë dhe rekomandimet që institucionet japin, ne e përkthejmë me programet e përshtatshme të cilat do ti ndihmojnë në të gjitha fushat e zhvillimit, duke filluar nga motorika groz motorika fine, apo zhvillimi konjuktiv, zhvillimi i të folurit, komunikimi, por ne kemi edhe raste që kanë vështirësi në të parë, në dëgjim.” – deklaroi psikologja, Edlira Destani.

Projekti “Ne kujdesemi”, është nga Ministria e Punës dhe Politikës sociale e mbështetur nga banka botërore dhe nga komuna  e Haraçinës. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)