Kuvendi i ASH-së i Selës zgjedh Dautin për sekretare të përgjithshme të partisë
Kuvendi qendror partiak i “Aleancës për Shqitarët”, krahu i Ziadin Selës...

Kuvendi qendror partiak i “Aleancës për Shqitarët”, krahu i Ziadin Selës, zgjodhi Ilire Dautin sekretare të përgjithshme të partisë, ndërsa Tiron Jajagën sekretarë organizativ të kësaj partie. Përveç kësaj kuvendarët debatuan edhe për gjendjen politike në vend, në të cilën Sela përsëriti se deputetët e tij, mbeten në “Frontin Evropian”, dhe siguron se nuk do të ketë ikje të deputetëve të tij.
Sela: Taravari do të përfundojë si nënkryetar i VMRO-DPMNE-së
Vlerësoi se koalicioni “Vlen” pa legjitimitin e plotë të shqiptarëve ka hyrë në Qeveri dhe akuzoi se Taravarin do të përfundoi si nënkryetar i VMRO-DPMNE - së.
“Z. Taravari bën mirë që të vazhdojë rrugëtimin ku ka nisur, ai herë thotë se kam Selinë, herë thotë kam vulat. Dikur thoshte se nuk e bëjnë partinë vulat dhe selitë, e bën populli. E humbi edhe anëtarësinë edhe popullin edhe gjithçka, i ngeli Mickoski. I ka ngelur VMRO-ja, herë del që do të bëhet VLEN-i një parti, por siç duket do të përfundojë nënkryetar i VMRO-DPMNE-së”, - u shpreh Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela.
Taravari: Deklarat cinike, i uroj shëndet
I mënjëherëshëm ishte reagimi i Arben Taravarit, i cili deklaratën e Selës e quajti si cinike dhe jokorekte. I uroj Selës të ketë shëndet.
“Mendoj se është cinike, për një bashkëpunëtor që e ka pasur 8-9 vjet, jokorrekte ta thotë atë, por sido që të jetë, vetëm shëndet të ketë”, - tha Arben Taravari.
ASH u nda para zgjedhjeve. Një pjesë e anëtaërsisë së udhëhequr nga Sela mori pjesë në zgjedhje me “Frontin Evropian” i udhëhequr nga BDI-ja, ndërsa pjesë tjetër e udhëhequr nga Taravari iu bashkangjit koalicionit “Vlen”, dhe u bë pjesë e shumicës së re qeveritare.
Tashmë është ende e pa qartë se kujt i takon ky subjekt politik me gjitha vulat dhe selinë partiake. Sela thotë se procesi gjyqësor është në procedur e sipër dhe gjykata e Apelit ende nuk e ka shqiptuar vendimin përfundimtar.
Deklaratat e Taravarit se kinse atij i takon ASH-ja, Sela i interpreton si presion ndaj gjykatës.
Në ndërkohë, krahu i Arben Taravarit për neser ka paralajmëruar se do të mbajë konventën e Forumit Rinor të partisë në Tetovë. (Rexhep Qamili, TVM2)
