Kongresi i jashtëzakonshëm i Alternativa-s, Zeqirja Ibrahimi zgjidhet Kryetar i ri i Partisë

06.07.2024 19:04

Me 439 vota pro nga 440 delegatë pjesmarrës...

Me 439 vota pro nga 440 delegatë pjesmarrës në Kongresin e jashtëzakonshëm të partisë Alternativa, të mbajtur në Kumanovë, kryetar i ri i kësaj partie u zgjodh Zeqirija Ibrahimi.

Ibrahimi nē krye të partisë vie pasiqë, kryetari Afrim Gashi, pas zgjedhjeve parlamentare, si rezultat i marrëveshjes së partnerëve të koalicionit qeveritar kaloi në funksionin e Kryetarit të Kuvendit të RMV-së.

Në prononcimin për media, pas marrjes së drejtimit të Partisë Alternativa, kryetari i ri Zeqirija Ibraimi, ndër të tjera tha:

“Dikujt mund t’i duket utopike, por detyra ime – konform programit të Alternativës – është që ta ndihmojmë biznesin shqiptar, shqiptarët t’i bëjmë sa më të pasur, sepse ashtu imponohet cilësi e përgjithshme e jetës. Një shoqëri me bollëk ekonomik imponon edhe arsim cilësor, edhe shëndetësi cilësore, edhe jetë sportive të pasur, edhe kulturë të begatshme. Andaj, nëse duhet ta cilësojmë se çfarë do të jetë Altrnativa në vitet që vijnë, ajo do të jetë parti e arsimit dhe ekonomisë. Më në fund duhet ta kuptojmë se nuk bëhemi komb pa arsim dhe pa ekonomi. Zaten, kombi politik ndërtohet me kapital dhe me arsim, siç edhe shkatërrohet me varfëri dhe injorancë.” - tha ndër të tjera Zeqirja Ibraimi.

Detyrën e Kryetarit të Alternativës deri në Kongresin e sotëm të jashtëzakonshëm e ushtroi Bekim Sali. (Fatlum Aqifi, TVM2)