Komuna e Tetovës, lirohen hapësirat e uzurpuara publike

07.07.2024 12:49

Inspektoriati komunal në Tetovë...

Inspektoriati komunal në Tetovë po çliron hapësirat publike të cilat me vite ishin uzurpuar nga qytetarët si garazhe të mbyllura. Kryeshefi i inspektoriatit komunal Armend Salihi, tha se ligji është i njëjtë për të gjithë dhe paralajmëroi tolerancë zero për të gjithë ato që kanë uzurpuar pronën publike.

“Ligji do të vlej për të gjithë dhe nuk do të ketë tolerancë për askënd që në mënyrë të paligjshme ka bërë uzurpimin e pronës publike” - tha Kryeshefi i Inspektoriati Komunal – Tetovë, Armend Salihi.

Ndërkohë, edhe këto garazhe që janë pas Sheshit “Iliria” në rrugën Sheshi 114, siç edhe po shihet qytetarët kanë filluar me heqjen e garazheve të cilat me vite të tëra kanë bllokuar pronën publike. Ndërsa presin edhe disa qytetarë tjerë, siç edhe shihet prapa meje, ende nuk kanë filluar largimin e tyre edhe pse kanë marrë njoftim nga Inspektoriati komunal i Tetovës.

“Ju kemi bërë thirrje të gjithë qytetarëve, ata që posedojnë dokumentacion të plotë ti sjellin tek Inspektoriati Komunal, ne në vazhdimsi do të bëjmë kontrolle të gjitha dokumenteve. Ata persona që kanë dokumentacion të plotë do ti mbajnë garazhet e tyre, ata që nuk kanë do të duhet ti lirojmë hapësirat publike. Lirimi i hapësirave publike do të jetë i mirë për të gjithë qytetarët e Tetovës” - u shpreh Kryeshefi i Inspektoriati komunal në Tetovë, Armend Salihi.

Edhe qytetarët e mirëpresin këtë aksion, të inspektoriatit.

“Ky është një gjest shumë i mire, është dashur të bëhët shumë më herët. Ju lumtë komunës dhe njerzëve që punojnë për pastrimin e atyre gjërave, se pengojnë shumë dhe kjo do ishtë një lehtësim shumë për të gjithë tjerët, që i shfrytëzojnë të gjitha ato hapësira të përbashkëta” - u shpreh një banor i Tetovës.

“Duhet të largohen, pasi e kanë uzurpuar vendin. Komuma duhet të vazhdojë, ashtu si ka nisur” - theksoi një qytetar tjetër.

Deri me tani janë larguar garazhet tek Bllok 80,82, 70, tek shkolla e mesme Ekonomike, ndërsa janë larguar edhe disa baraka që me vite ishin nëpër trotuaret e rrugëve të Tetovës. (Visar Sadiku, TVM2)