LSDM: VMRO-DPMNE nuk zbardhi asnjë vrasje

07.07.2024 13:22

Në këto gjashtë muaj që kur VMRO-DPMNE drejtoi...

Në këto gjashtë muaj që kur VMRO-DPMNE drejtoi Ministrinë e Brendshme dhe Pançe Toshkovski ishte ministër, Maqedonia është kthyer në Perëndim të egër, një vend i rrezikshëm ku çdo ditë ndodhin vrasje, djegie makinash dhe dhunë e pazbardhur, akuzojnë nga LSDM.

Sipas tyre mosefikasiteti i Ministrisë së Punëve të Brendshme të udhëhequr nga Toshkovski dhe VMRO-DPMNE stimulon edhe më shumë krimin, përkeqëson sigurinë dhe inkurajon personat e armatosur që të qarkullojnë lirshëm në vend.

“Vrasja e fundit në Tetovë është vetëm një nga seria e rasteve të pazbardhura për shkak të paaftësisë së VMRO-DPMNE-së, e cila sa herë që është në pushtet, në vend mbretërojnë bandat e rrugëve. Sa për t'ju kujtuar, jo më pak, saktësisht 4 vrasje dhe 3 vrasje në tentativë kanë mbetur të pazbardhura në gjashtë muajt e fundit ose mesatarisht një në muaj.” – deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.