Samiti i NATO-s në Uashington, Ruzhin: RMV e rëndësishme për stabilitetin në Ballkan
Në prag të shënimit të samitit të 75-të, të NATO-s...

Në prag të shënimit të samitit të 75-të, të NATO-s në Uashington që do të mbahet javën e ardhshme, ish – ambasadori dhe profesori universitar Nano Ruzhin, vlerëson se ky samit do të jetë një ndër samitet më të rëndësishme që ndonjehërë janë mbajtur për të gjitha vendet anëtare të aleancës.
Sipas tij, në të do të diskutohen shumë tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë e vendeve anëtare dhe kontributin të cilën ata mund të japin për të siguruar paqe më të madhe në gjithë botën, por do të merren edhe disa vendime shumë të rëndëdishme.
Andaj Ruzhin vlerëson se RMV si anëtare e plotë e NATO-s, ka rol të rëndësishëm në stabilitetin e gjithë Ballakanit Perendimor, andaj thotë, se vendi ynë duhet të vazhdojë të jetë tërësisht i përkushtuar në këtë rrugëtim.
“Ky samit është shumë i rëndësishëm për të gjithë shtetet anëtare të NATO-s. Ne jemi vendi i vogël, mirëpo jemi hallkë shumë e rëndësishme në gjithë Ballkanin Perendimor. Kuptohet se RMV si e tillë i pranoi standardet e aleancës dhe një ndër çështjet më të rëndësishme në këtë samit që do të shqyrtohen është ndarja e 2 për qind të buxhetit. Kuptohet se në kushte të krizës ushtarake, mesazhi është i qartë, mbështetje e hapur për Ukrainën për tu ballfaquar me agresionin rus” – tha Profesori Universitar, Nano Ruzhin.
Samiti i NATO-s në Uashington, marrin pjesë Mickovski, Toshkovski dhe Misajllovski
Delegacionin shtetëror të Maqedonisë së Veriut në samitin e NATO-s, e udhëheqë kryeministri Hristijan Mickovski, i shoqeruar me ministrat e mbrojtjes, punëve të brendshme dhe të jashtme, Mucunski, Toshkovski dhe Misajllovski.
Nga Qeveria kumtojnë se janë caktuar një sërë takimesh me shefat e shteteve anëtare të aleancës, ndërsa Mickovski do të merr pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit Veriatlantik dhe në Shtëpinë e Bardhë.
“Vizita e kryeministrit Mickovski ka për qëllim ti përforcojë marrëdhëniet bilaterale me SHBA-të, të afirmojë Maqedoninë si partner stabil dhe ti promovojë mundësitë ekonomike të vendit tonë para investiotrëve amerikan”, thonë nga Qeveria.
Samiti i madh i NATO-s do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. (Rexhep Qamili, TVM2)
