Transportuesit privat kërkojnë parat për karburantë, nga e marta radikalizojnë protestat
Edhe gjatë kësaj fundjave transporti privat...

Edhe gjatë kësaj fundjave transporti privat në kryqytet ka qarkulluar me orar të shkurtuar, respektivisht autobusa privat mund të haseshin deri në orën 11 të ditës. Transportuesit privat ende nuk i kanë marr mjetet finansiare të papaguara nga Ndërmarja publike e qarkullimit për shërbimet e deritanishme dhe dalëngadalë po humbasin durimin.
I bëjnë thirrje drejtorit të ri të kësaj ndërmarrje të gjejë një zgjidhje dhe të fillojë të shlyej borxhin ndaj tyre, përndryshe paralajmërojnë se nga dita e martë do të radikalizojnë protestat.
“Ne, transportuesit privat deri më tani nuk kemi marrë asnjë telefonatë, ftesë apo paralajmërim për takim të mundëshëm me drejtroin e ri të ndërmarrjes publike të qarkullimit, ndërsa drejtorët tanë më herët kanë realizuar një takim, në të cilin nuk është dakorduar asgjë për problemet e krijuara” – tha Oliver Petrushevski, transportues privat.
Qytetarët e anketuar u japin drejtë transportuesve privat, mirëpo kërkojnë zgjidhje imediate për këtë problem, pasi që ata më së shumti pësojnë nga kjo situatë. Ankohen se në këto temperatura përvluese, presin mesatarisht mbi 30 minuta për të ardhur një autobus urban.
“E di pse protestojnë dhe këtë çështje duhet të zgjidh Qyteti i Shkupit, sepse nuk është në rregull kështu të vazhdojë”
“Kush në këtë kohë po punon për pa para, askush. Transportuesit privat që nga janari nuk kanë marrë të hollat e tyre dhe me drejtë e kanë kur thonë se nuk kanë para për të paguar derivatet e naftës”
“Po presim nuk kemi çfarë të bëjmë” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Transprotiuesit privat akuzuan se NPQ u ka borxh transprtuesëve privat 140 milion denarë. Edhe pse ish - drejtori i NPQ - së paralamëroi se do të shlyej borxhin në tërësi, ai kishte pagauar vetëm avans prej 300 mijë denarësh.
Edhe në të kaluarën transporti privat në disa raste ka ndërprerë transportin publik dhe ka bllokuar kryeqytetin për shkak të vonesës së shlyerjes së parave nga autoritetet. (Rexhep Qamili, TVM2)
