Maqedoni
FSSh–risi, dorëzim elektronik i kërkesave për In-vitro
17.04.2015 16:24
Fondi për Sigurim Shëndetësor, me fillim nga dita e hënë aplikon shërbim për dorëzim elektronik të kërkesave për fertilizim In-vitro...

Kërkesat mund t’i parashtrojnë vetëm gjinekologët amë, të cilët do të mund të logohen në ueb faqen e fondit. Në këtë mënyrë do të mundësohet shqyrtim i lëndës së dorëzuar në çdo kohë dhe do të eliminohen edhe procedurat burokratike.
“Me këtë projekt shkurtojmë një pjesë prej procedurave burokratike dhe në çdo kohë do të kemi shqyrtim të lëndëve të cilat do të kenë afat të përcaktuar kohor për dorëzim deri te komisioni i cili vendos për In-vitro. Ky shërbim elektronik është dizajnuar për lehtësimin e punës administrative”- deklaroi drejtori i FSSh-së, Sasho Stefanovski.
“Kjo metodë e re u mundëson të gjithë gjinekologëve amë të shohin statusin e saktë të kërkesave në çdo kohë reale, p.sh. a është dorëzuar kërkesa, kur është dorëzuar, a ka përgjigje kërkesa dhe kështu me radhë. Kërkesat për In-vitro do të mund të plotësohen dhe të dorëzohen vetëm përmes gjinekologut amë nëpërmjet portalit të fondit”- tha drejtori i FSSh-së, Orhan Ramadani.
Vitin e kaluar, Komisioni për In-vitro është përgjigjur pozitivisht në 1060 kërkesave dhe negativisht ndaj 14 kërkesave, për shkak të dokumentacionit të pakompletuar.
Për sa i përket risisë që vjet, u zbatua In-vitro për fëmijën e dytë, ku është dhënë përgjigje pozitive për 145 kërkesa dhe për dy kërkesa ka pasur përgjigje negative.
Të gjitha informatat lidhur me procedurën e fertilizimit In-vitro të interesuarit mund t’i gjejnë në ueb faqen: www.fzo.org.mk.
FLUTURA LATIFI
