Taravari u përgjigjet akuzave të Frontit, në Samitin e NATO-s merr pjesë Kryeparlamentari
Kryetari i Aleancës, Arben Taravari...

Kryetari i Aleancës, Arben Taravari, para mbajtjes së Konventës së dytë të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët ka komentuar akuzat e Frontit Europian se në Samitin e NATO-s në Uashington nuk ka asnjë shqiptar në delegacionin e RMV-ës.
Taravari tha se nuk është e vërtet dhe se pjesë e delegacionit është kreu i Kuvendit, Afrim Gashi.
“Në Samitin e NATO-s merr pjesë kryetari parlamentit si përfaqësues i VLEN-it. Me sa e dijë ai sot në mëngjes ka udhëtuar për atje kështu që kemi përfaqësues të VLEN-it që është përfaqësues në Samitin e Nato-s në Uashington.” theksoi Kryetari i ASH-ës, Arben Tarvari.
Taravari gjithashtu tha se javën e ardhshme pritet të votohen gjysma e drejtorëve të kooalicionit VLEN, ndërkohë nga java e fundit e muajt priten të votohen të gjithë zv.ministrat.
“Këtë javë nëse kemi mbledhje të qeverisë mbi gjysmat e drejtorëve të VLEN- it do të emërohen, ndërsa me sa e dijë me 21 ose 22 korrik do të emërohen zv.ministrat në të gjithë rasoret” - ka deklaruar Arben Tarvari.
Në konventën e dytë të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët Yllka Nuredinin u zgjjodh për kryetare të FRASH-it. (Visar Sadiku, TVM2)

